Sherr mes 4 lazaratasve në Gjirokastër, 2 prej tyre vëllezër, përfundojnë të gjithë të plagosur. Policia jep detaje

Më datë:

Katër persona janë përfshirë një një konflikt fizik pasditen e djeshme në Gjirokastër dhe kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Të katërt janë proceduar nga policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”,

“Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasve: H. P., 47 vjeç, V. P., 38 vjeç (vëllezër), Gj. B., 31 vjeç dhe P. B., 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Pasditen e djeshme, në Gjirokastër, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Komisariatit, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...