7.5 C
Tirana

Shembja e akullnajës “shuan” një fshat në Zvicër

Më datë:

Blatten, një fshat i vogël në Zvicër është shkatërruar si pasojë e shembjes së një akullnaje. Në videon e qarkulluar në mediat e huaja, pamjet e filmuara me dron treguan momentin e shembjes së akullnajës Birch, rreth orës 15:30, me orë lokale, kur një rrjedhë e baltës dhe gurëve goditi fshatin dhe lëshoi një re të madhe pluhuri. 

Banorët e zonës ishin vënë më parë në dijeni dhe ishin evakuuar me frikën se akullnaja do të shembej shumë shpejt. Por, pavarësisht kësaj, sipas autoriteteve një person rezulton deri tani i zhdukur.

Më rreth 300 banorë të fshatit u detyruan që të lënë shtëpitë që më 19 maj, për të shpëtuar jetët e tyre. Megjithatë ata duhet të përballen me realitetin se pak kësaj nuk do të jenë më në gjendje të kthehen për fshatin/vendlindjen e tyre.

Katastrofa Blatten është një dëshmi dhe paralajmërim për pasojat që mund të sjellin ndryshimet klimatike në vend. Shkrirja e akullnajave është një kërcënim për shumë fshatra që ndodhen afër Alpeve Zvicerane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...