SHBA- Trump vendos tarifa 100% për dronët e ndjeshëm ndaj sigurisë kombëtare

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një masë të re që vendos tarifa deri në 100% për importet e disa llojeve të dronëve, duke e justifikuar vendimin me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe varësinë e SHBA-së nga prodhuesit e huaj.

Tarifa 100% do të zbatohet për dronët me përmasa ose aftësi të konsideruara veçanërisht të ndjeshme për sigurinë kombëtare.

Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera, dronët me peshë maksimale mbi 25 kilogramë dhe ata të pajisur me kamera termike, si dhe disa komponentë kritikë dhe stacione të lidhura me këta dronë..

Për dronët më të vegjël do të aplikohet një tarifë prej 25%.

Ndërkohë, për produkte nga disa vende aleate, përfshirë BE-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Tajvanin, tarifa do të jetë 15%, ndërsa për importet nga Britania e Madhe 10%, në varësi të kushteve të origjinës.

Sipas administratës amerikane, masa synon të forcojë prodhimin vendas të dronëve dhe të ulë varësinë e SHBA-së nga furnizuesit e huaj, veçanërisht nga Kina.

Tarifat kryesore pritet të hyjnë në fuqi 21 ditë pas nënshkrimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nxitonte për në spitalin e Durrësit, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset

Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një...

Spahia: Koncesioni i hemodializës, model klientelist që duhet të marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se...

Shkëmbenin kokainë në rrugë, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Tiranë

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar...

Tirana sërish në protestë, diaspora i bashkohet revoltës qytetare pas 76 ditësh

Prej 76 ditësh, protesta qytetare vijon në Tiranë, me...