SHBA thirrje shtetasve të saj të largohen nga Iraku

Më datë:

SHBA-të sot u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmit ajror që vrau komandantin e lartë iranian në Bagdad, Qassem Soleimani.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në Irak dhe rajon, ambasada e SHBA-ve u kërkon qytetarëve amerikanë që të marrin parasysh Këshillimin e Udhëtimeve të Janarit 2020 dhe të largohen menjëherë nga Iraku”, tha ambasada në një njoftim.

Ambasada u kërkoi qytetarëve të saj të braktisnin Irakun nga ajri ose të zhvendosen në një vend të dytë përmes rrugëve tokësore.

“Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad, të gjitha operacionet konsullore publike pezullohen deri në njoftimin e mëtejshëm”, theksohet më tej.

Për ata që kanë nevojë për mbështetje të konsullatës, Konsullata e Përgjithshme e SHBA-ve në Erbil, do të jetë në shërbim, thuhet më tej.

SHBA konfirmoi të enjten se kreu sulm duke vrarë Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare.

Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim komunikimet me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot...

“Futini dhe një listë pagash”/ Debate te Ligjet, Manja përplaset me Strazimirin

Gjatë prezantimit të projektligjit “Për parandalimin e pastrimit të...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, pranga 47-vjeçarit në Kavajë

Një 47-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane është...

Veliaj kundër Reformës Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit të projektligjit

Kryebshkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një...