8.5 C
Tirana

Vasili: Nesër në Konventën e LSI i japim jehonë zgjidhjes së shqetësimeve kritike, 2020 viti i largimit të qeverisë grabitëse

Më datë:

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar situatën politike gjatë vitit 2019 dhe lidhur me atë se për çfarë do të mbahet nesër Konventa e paralajmëruar e LSI në Tiranë.

Vasili bën me dije se 2019 ishte viti i një qeverie grabitëse e cila në 2020 duhet të largohet ndërkohë tha se gjatë Konventës së nesërme LSI do t’i bëjë jehonë shqetësimeve kritike të Shqipërisë dhe zgjidhjes së tyre.

Po ashtu ai shton se në vitin që lamë pas gjithë shtresat e popullsisë vuajtën, vetëm qeveria dhe oligarkët buzëqeshën.

DEKLARATA E PETRIT VASILIT

Në 2019 Varfëria kulmoi dhunshëm si asnjëherë. Grabitja shtetërore nuk u step as prej tërmeteve katastrofike të shtatorit dhe nëntorit. Ndërtimi mbi 5 mijë apartamente të reja do të jepnin një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Grabitja e jashtëzakonshme e shitblerjes së votës. Themeli i grabitjes mbi të cilën është ndërtuar kjo grabitje dhe kjo vjedhje shtetërore.

Krokodilët në qeveri duan të vijojnë pa u penguar në grabitjen e pandalshme. Ky vit i gjeti fëmijët në shkolla pangrohje, pa infrastrukturë, të dëmtuara para dhe pas tërmeteve.

Qytetarët në 2019 pa asnjë spital të ri. Në vend të shërbimeve mjekësore normale u shtuan miliarda dollarë për grabitje me Check- Up apo sterilizim.

Kjo qeveri nuk është vetëm e paaftë, por dhe anti- shqiptare. Mijëra të rinj u larguan pasi rilindasit u hoqën të drejtën e fjalës, të drejtës e garës.

Mijëra biznese u mbyllën, humbën mijëra vende pune. Tendera pa garë rrënuan biznesin e vogël dhe të mesëm. Pensionistët këtë vit morën shpërblimin më qesharak. Oligarkët vijuan të vjedhin shumë e më shumë. Për këtë qeveri oligarkët nuk preken, shpërblimi i pensionistëve po.

Çdo shtresë e Shqipërisë në 2019 vuajti, vetëm qeveria me oligarkët buzëqeshën.

Shqipëria u izolua në 2019 ku iu mohua zgjerimi aq i dëshiruar me bashkimin eurpian.

Shqiptarët në 2020 s’mund të humbasin asnjë sekondë më shumë për të rikthyer shpresën dhe për të parë perspektivën e tyre në Shqipëri. Për shkak të qeverisjes populli është grabitur. Duhet të jetë viti i largimit të një qeverie grabitëse.

Nesër në 4 janar LSI do t’i japë jehonë shqetësimeve kritike dhe zgjidhjes së tyre në Konventën .Në 2020 Shqipëria do të kthehet në shtëpinë e shqiptarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...