SHBA/ Nga 20 shtatori ndalohet shkarkimi i aplikacioneve TikTok dhe WeChat…Për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Më datë:

“Për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër që duke filluar nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat, në pronësi të grupeve kineze Tencent dhe ByteDance.

Shënimi zyrtar i Departamentit thekson se ndalimet kanë për qëllim të mbrojnë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara duke eleminuar aksesin në këto aplikacione dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.

“Urdhëresa e re tregon edhe një herë se Presidenti Trump do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste të Kinës”, tha sekretari i Departamentit të Tregtisë të SHBA. Wilbur Ross.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...

GJKKO refuzon kërkesat e Metës, për transmetimin live të seancave gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga...