SHBA-ja do të kërkojë testin negativ për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

Më datë:

Qeveria amerikane do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar të posedojnë një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 72 orëve para nisjes. Vendimi hyn në fuqi nga data 27 dhjetor.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha në një deklaratë se të gjithë pasagjerët e linjave ajrore nga Mbretëria e Bashkuar duhet të kenë test negativ në mënyrë që të fluturojnë në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi pason paraqitjen e një varianti të ri, shumë infektiv të koronavirusit në Britani të Madhe, që ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët nga atje.

CDC tha se “viruset ndryshojnë vazhdimisht përmes mutacionit, dhe analiza paraprake në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron që ky variant i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm sesa variantet që qarkullonin më parë”.

Edhe vendet tjera po ndërmarrin masa për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Hong Kongu vendosi masën e karantinës për të gjithë vizitorët jashtë Kinës. Rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 25 dhjetor. Gjermania tha se kishte konfirmuar rastin e saj të parë me variantin e ri të koronavirusit.

Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë që llojet e reja të virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut janë më vdekjeprurëse ose do të jenë rezistente ndaj vaksinave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar...

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...