SHBA, afër 47 mijë të vdekur nga COVID-19

Më datë:

Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 46.785, pasi 1.710 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 842.624, me 17.318 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 213.024 të infektuar, Italia me 187.327 dhe Franca me 157.135.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut ka shkuar në 263.754, ndërsa jetën kanë humbur 19.453 të infektuar.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 95.914 raste.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 4,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 76.614 infektuar janë shëruar.

Nga ana tjetër, 121.739 persona janë duke vazhduar trajtimin në spitale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministri Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar

Kyeministri Edi Rama do të zhvillojë sot, 27 prill,...

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...