Rreth gjysma e vdekjeve nga COVID-19 në Evropë në shtëpitë e të moshuarve

Më datë:

Në një konferencë shtypi, drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se një “imazh thellësisht shqetësues” po shfaqet në ndikimin e COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve, ku kujdesi “shpesh është lënë shumë keq pas dore”.

Kluge tha se punonjësit e shëndetit në institucione të tilla shpesh ishin të mbingarkuar dhe me paga të ulta dhe kërkoi që atyre t’u jepej më shumë pajisje mbrojtëse dhe mbështetje, duke i përshkruar ata si “heronj të heshtur” të pandemisë.

Ai tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit në disa vende evropiane duket se po stabilizohet ose po zvogëlohet, pandemia ende është shumë larg përfundimit të saj.

Kluge gjithashtu theksoi se rreth gjysma e barrës globale të rasteve dhe vdekjeve të COVID-19 janë në Evropë. Ai tha se OBSH së shpejti po dërgonte ekipe në Bjellorusi, Turkmenistan dhe Taxhikistan për të rritur kapacitetet e përpjekjeve të tyre të kontrollit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...