Shazam me super funksion të ri – si mund ta aktivizoni

Më datë:

Shazam ka një funksion të dobishëm, është i lehtë për t’u aktivizuar dhe ndihmon shumë.

Aplikacioni Shazam ua ka “lehtësuar jetën” shumë njerëzve, duke e bërë gjetjen e ndonjë kënge shumë më shpejt. Megjithatë, është ende në zhvillim, kështu që Shazam mori një përmirësim të dobishëm këto ditë.

Deri më tani, ju nuk mund të përdorni Shazam për të gjetur një këngë që keni luajtur në kufje, ajo duhej të vinte nga “jashtë”, që aplikacioni ta “dëgjonte” dhe më pas të gjente se çfarë ishte.

Nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit Shazam, ose nëse keni një iPhone me iOS 17.3, tani mund të gjeni një këngë që ju pëlqen dhe e keni dëgjuar kur mbani kufje.

Ja se si ta aktivizoni atë opsion.

*Për përdoruesit e iOS, duhet të shkoni te Settings > Control Center dhe më pas të shtoni Music Recognition.

* Për Android, gjithçka duhet të jetë e paravendosur, kështu që thjesht zgjidhni opsionin Tap to Shazam kur rrëshqitni nga lart ekranin. Nëse nuk e keni këtë opsion, thjesht shkoni te Shazam > Seting dhe e aktivizoni atë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...