Shabani takim me Avokaten e Popullit të BE: Standardet e transparencës të arrihen tani

Më datë:

Avokati i Popullit të Shqipërisë dhe Presidenti i Rrjetit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), Endrit Shabani, zhvilloi një takim zyrtar me Avokaten e Popullit të Bashkimit Evropian, Teresa Anjinho.

Institucioni i Avokatit të Popullit informon se “takimi u fokusua në mbikëqyrjen e institucioneve, transparencën e fondeve evropiane dhe përafrimin e standardeve të llogaridhënies publike”.

Anjinho ka marrë drejtimin e institucionit evropian pas një karriere të gjatë në jetën publike dhe legjislative. Ajo ka shërbyer më herët si deputete dhe Sekretare Shteti në Portugali, si dhe anëtare e Komitetit Mbikëqyrës të OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit).

Sipas Avokatit të Popullit, ky profil informativ vlen si një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar: eksperienca e formuar në angazhimet e larta shtetërore shërben sot si një aset dhe garanci për të ushtruar mbikëqyrje me pavarësi dhe autoritet të plotë ndaj agjencive të BE-së.

Gjatë takimit, Shabani theksoi se “garantimi i standardeve të BE-së në administrimin publik, nuk është vetëm një mision për të ardhmen kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, por një detyrim për tu bërë realitet sa më parë”.

Në cilësinë e tij institucionale, Avokati i Popullit ofroi mbështetje për agjendën evropiane të transparencës, duke rikonfirmuar partneritetin strategjik me Brukselin për të garantuar standardet e mirëadministrimit edhe përtej kufijve aktualë të BE-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se,...

Afati kushtetues përfundon sot, pa konsensus për Presidentin e Kosovës

Ashtu siç ishte parashikuar, Kuvendi i Kosovës po mban...

Në arrati prej kohësh, Ervin Mata arrestohet në Brazil

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Ervin Matës,...

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...