18.5 C
Tirana

Senatori amerikan kërkon nga NATO të mbështesë Turqinë në Siri

Më datë:

Senatori amerikan, Marco Rubio, ka kërkuar nga NATO të sigurojë për Turqinë mbështetje të mbrojtjes ajrore në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, (AA).

Republikani nga Florida në llogarinë e tij në Twitter shkroi se situata në vendin e shkatërruar nga lufta po bëhet më e rrezikshme.

“NATO duhet t’i sigurojë Turqisë mbrojtje ajrore, mbështetje për inteligjencën dhe ndihmë financiare organizatave joqeveritare që merren me refugjatë brenda Sirisë”, shkroi Rubio.

Rubio po ashtu i bëri thirrje Moskës të tërheq trupat e saj përreth pikave të vëzhgimit ushtarak turk në Idlib.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia nisi operacionin “Mburoja e Pranverës” për të zmbrapsur forcat e regjimit sirian të Bashar al-Assadit për të parandaluar një krizë humanitare në Idlib.

Regjimi sirian i mbështetur nga Rusia në dhjetor filloi një sulm të ri në provincën Idlib, duke shkaktuar zhvendosjen e mbi 900 mijë sirianëve.

Javëve të fundit, si pasojë e sulmeve të regjimit janë martirizuar mbi 60 trupa turke, ndërsa hakmarrja nga forcat turke rezultoi në vdekjen e mbi 1 mijë forcave të regjimit sirian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...