13.5 C
Tirana

Senatorët republikanë ftohen në Shtëpinë e Bardhë për projektligjin e ndihmës

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka ftuar një grup senatorësh republikanë për të diskutuar planin e tij të ndihmës prej 1.9 trilionë dollarëve, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden mori një letër nga 10 senatorë republikanë të cilët kërkuan të takohen me të në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar idetë e tyre në lidhje me veprimet e nevojshme për të adresuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Ne njohëm thirrjet tuaja për unitet dhe duam të punojmë në mirëbesim me administratën tuaj për të përmbushur sfidat shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore të krizës së COVID-it”, shkruan në letrën e tyre republikanët, të udhëhequr nga senatorja, Susan Collins nga Maine.

Shtëpia e Bardhë në njoftimin e saj tha se “Plani Amerikan i Shpëtimit, përfshirë çeqet e ndihmës prej 1.400 dollarë, një investim thelbësor në luftimin e COVID-19 dhe rihapjen e shkollave, ndihma për bizneset e vogla dhe familjet e dëmtuara dhe fonde”.

Senatori republikan, Bill Cassidy nga Luiziana, megjithatë për “Fox News” tha se propozim-ligji i partisë republikane do të arrinte gjithsej 600 miliardë dollarë dhe të përfshinte pagesa të drejtpërdrejta prej 1.000 dollarë në vend të kësaj.

Projekt-ligji i shumë pritur i ndihmës dështoi të kalojë Kongresin para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve më 3 nëntor të vitit 2020 ndërsa më shumë se 10 milionë amerikanë dhe mijëra biznese të vogla presin një lloj stimulimi.

Kongresi amerikan më 22 dhjetor miratoi një pako prej 900 miliardë dollarësh, e cila ofronte vetëm një lehtësim të përkohshëm dhe nuk përfshin fonde për qeveritë e shtetit dhe ato lokale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...