Seanca në GJKKO, Bardh Spahia: Akuza është qesharake! Kam kërkuar gjykim normal sepse…

Më datë:

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur për mediat, pas përfundimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme.

Spahia, i cili është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, tha se ka kërkuar gjykim normal sepse “jam i bindur është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.”

Sipas tij akuza është qesharake, ndërsa shton se do marrë përgjigje më 11 maj.

Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.

Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi.

Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj.

Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore.

Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...