Sarandë/ Kapet 36-vjeçarja turke e kërkuar për terrorizëm, dy shqiptarë ekstradohen drejt vendit

Më datë:

Policia Kufitare ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.

Bëhet fjalë për shtetasen J. Y., e cila është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Po ashtu, Policia Kufitare e Sarandës arrestoi një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa katër persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe posedim të armëve sportive.

Ndërkohë, në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Interpol Tirana finalizoi dy ekstradime drejt Shqipërisë.

Nga Mbretëria e Bashkuar u ekstradua shtetasi K. T., i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa nga Athina u ekstradua shtetasi A. B., i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthen një makinë në Laprakë, alarmohen banorët e zonës

Një makinë, e pajisur me impiant gazi ka shpërthyer...

Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti...

Ngushtica e Hormuzit dhe Deti i Kuq alarmojnë tregjet, rriten çmimet e naftës

Çmimet globale të naftës u rritën sërish këtë të...

Von der Leyen pas bombardimeve në Kiev: Sulmet janë mizori, Rusia duhet të përgjigjet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...