7.5 C
Tirana

Sallaku: Mbi 1400 fermerë të trajnuar nga UBT, monitorim mbi 45 fermave model

Më datë:

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku tha sot se bujqësia nuk është thjesht një sektor ekonomik, ajo është një shtyllë strategjike e zhvillimit të vendit.

Sallaku e bëri këtë deklaratë gjatë aktivitetit të zhvilluar në Elbasan, takim me fermerë dhe sipërmarrës të këtij sektori, ndërsa të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Sallaku tha se “ajo që konfirmohet është fakti që mbështetja e Qeverisë për bujqësinë është rritur jo vetëm në shifra, por edhe në vizion, në skema mbështetëse më të strukturuara dhe një qasje më pranë fermerit dhe biznesit privat”.

“Asnjë politikë nuk funksionon vetvetiu, asnjë fond nuk jep rezultat vetëm sepse ekziston. Politikat marrin vlerë vetëm kur kuptohen, zbatohen dhe përvetësohen nga njerëzit që punojnë në terren, kur shoqërohen me dije, kapacitete njerëzore etj. Nëse duam një bujqësi konkurruese për në BE, krahas buxheteve dhe skemave mbështetëse, duhet të theksojmë edukimin, trajnimin dhe përgatitjen profesionale të fermerëve. Evropa nuk matet me fonde, por me standarde, dhe ato fillojnë nga dija dhe këtu edukimi dhe trajnimi bëhen themeli i çdo suksesi”, tha Sallaku.

Sipas Sallakut, trajnimi është ura që lidh ligjin me praktikën, buxhetin me rezultatin, ai e kthen ndihmën në investim dhe i jep fermerit sigurinë për të marrë vendime më të mira dhe më afatgjata.

“Me këtë bindje, Universiteti Bujqësor i Tiranës për tre vite ka zhvilluar skemën e trajnimeve në bujqësi duke e parë këtë angazhim jo thjesht si detyrë institucionale, por si përgjegjësi kombëtare. Gjatë këtyre viteve kemi trajnuar mbi 1400 fermerë nga gjithë Shqipëria, mbi 300 specialistë nga Ministria e Bujqësisë, janë zhvilluar mbi 200 ditë trajnimi intensiv dhe janë monitoruar mbi 45 ferma model”, pohoi ai, ndërsa theksoi se këto ferma nuk janë vetëm histori suksesi, por shkolla praktike ku dija dhe teknologjia testohen dhe japin rezultate.

“Bujqësia shqiptare ndodhet në një moment vendimtar. Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave me BE-në dhe kjo do të thotë se nuk flasim vetëm për aspirata, por detyrime konkrete, për të ndryshuar modelin e bujqësisë, për ta bërë plotësisht evropiane. Fermerët duhet të ndërgjegjësohen që teknologjia dhe digjitalizimi nuk janë më kosto, por aleatë që i hapin dyert tregjeve ndërkombëtare”, tha Sallaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...