Salih Mustafa paraqitet para Speciales të hënën

Më datë:

Të hënën, më 28 shtator në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës, konfirmon përmes një komunikate për media Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Tutje thuhet se aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu.

“Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim. Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...