Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg

Më datë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi sot në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në kërkesë ndër të tjera thuhet se, në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

“Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K. Pr. Penale,” thuhet në kërkesë.

“Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit,” thuhet në kërkesë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet...

Shqipëri-San Marino/ Kufizime qarkullimi në Tiranë, zbardhet plani i Policisë

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për...

Kosova në ditë kritike, Presidenti dhe Specialja në qendër të zhvillimeve

Kosova përballet sot me një ditë vendimtare politike, pasi...

Prishtina në flakë, 11 të lënduar dhe 3 të shoqëruar

Përplasjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve kanë vijuar...