Salianji: Falënderim demokratëve që refuzuan “farsën” në garën për PD

Më datë:

Ish-deputeti Ervin Saliaji, ka postuar foto nga fletët e votimit për kreun e PD, ku demokratët kanë zgjedhur të votojnë për emrin e tij, edhe pse Salianji nuk ishte një nga kandidatët, pasi emri i tij nuk u përfshi si një nga kandidaturat. Kjo për shkak se kreu i PD Sali Berisha e konsideron atë të përjashtuar nga partia.

Salianji në postimin e tij në rrjetet sociale, thekson se mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.

foto galeri
foto galeri

Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij.
Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!
Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.
Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.
Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!
Ne nuk dorëzohemi.
Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjedhjet në PD, Jozefina Topalli: Berisha simbol, funksionon jashtë logjikës së establishmentit

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka votuar në...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur...

Europa nën një “kupolë nxehtësie”, paralajmërohen temperatura rekord

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një...

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 195 lekë/litri

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...