Pas kaosit në kuvend, dhe kërkesave të vazhdueshme për të liruar foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga seanca plenare.
Seanca e sotme plenare nisi me tension mes deputetëve opozitarë, të cilët kërkojnë që në seancë të jetë I pranishëm kryeministri Edi Rama.
Ndonëse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vijuar me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota.
Nga ana tjetër, deputetet demokratë kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ky veprim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan që të vijojë diskutimi për çështjen më të nxehtë, që është arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.


