-0.5 C
Tirana

Sado i shëndetshëm të jetë, në këto 3 situata nuk duhet ta përdorni kurrë vajin e ullirit

Më datë:

Vlera ushqyese dhe shëndetësore e vajit të ullirit janë të padiskutueshme, por ka situata në të cilat nuk këshillohet përdorimi i tij.

Vaj ulliri për skuqje

Vaji i ullirit është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin e zemrës, por bëhet i dëmshëm kur e ekspozojmë në temperatura të larta. Edhe pse kjo temë shkakton shumë polemika, është më mirë të parandalohen dëmet e mundshme. Ajo që mund të themi me siguri është se ngrohja shkatërron strukturën e vajit.

Për skarë

Ka shumë receta marinimi që përmendin vajin e ullirit. Edhe pse nuk është i dëmshëm, është krejtësisht i panevojshëm përdorimi i vajit të ullirit për këto qëllime, sepse ai thjesht digjet. Në fakt, mishi dhe perimet për pjekje nuk kanë nevojë të lyhen me vaj.
Mjafton të lyeni me vaj grilat e skarës dhe të marinoni ushqimin me erëza të thata.

Vaj ulliri për fytyrën

Shumë njerëz përdorin vaj ulliri edhe për qëllime kozmetike, më së shpeshti si maskë flokësh, vaj masazhi ose kujdes për lëkurën. Megjithatë, kur bëhet fjalë për fytyrën, vaji i ullirit duhet shmangur. Arsyeja për këtë është se vaji i ullirit është i trashë dhe bllokon poret, kështu që njerëzit e prirur ndaj akneve duhet ta eliminojnë atë nga rutina e tyre e bukurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...