Rusia tregon hapur mbështetjen ndaj Maduros pas sanksioneve nga SHBA, Lavrov në bisedime me presidentin e Venezuelës

Më datë:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po qëndron në Venezuelë për të shfaqur përkrahjen ndaj liderit Nicolas Maduro, ndërsa Moska po tenton ta shtyjë përpara shtetin e Amerikës jugore në një periudhë të kolapsit ekonomik dhe kërcënimeve për sanksione të reja nga SHBA-ja.

Vizita e Lavrovit më 7 shkurt, vjen pas sugjerimeve të Departamentit amerikan të Shtetit se Uashingtoni mund të zgjerojë sanksionet ndaj Venezuelës duke përfshirë kompanitë rusë të naftës që janë në përkrahje të Maduros.

Duke diskutuar në një konferencë të përbashkët në Karakas, Lavrov u zotua se do të shtyjë përpara tregtinë e përbashkët si dhe do të rris bashkëpunimin në energji, mjekësi dhe sektorin e bujqësisë.

Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderin opozitar, Juan Guaido. Guaido konsiderohet president i Venezuelës nga të paktën pesë shtete.

Gjatë vizitës së Guaidos, Trump kishte ritheksuar përkushtimin e administratës për të ndalur korrupsionin dhe diktaturën e Nicolas Maduros.
Ndryshe, ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të madhe, me inflacion afro 10,000 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara, miliona banorë janë larguar nga vendi, në kërkim të ushqimit dhe punësimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...