Rusi, rastet me COVID-19 tejkalojnë shirën 892 mijë

Më datë:

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 892.654, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 15.001.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.118 raste të reja me virusin dhe 70 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 696.681, me 3.259 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 694 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 248.228, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.585, me 13 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 30.8 milionë teste, përfshirë 246 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...