30.5 C
Tirana

Ruanda dhe Kongo arrijnë marrëveshje paraprake për paqe

Më datë:

Përfaqësues të Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos kanë arritur një marrëveshje paraprake që mund t’i japë fund dekadave të konfliktit.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari, parashikon çarmatimin, largimin dhe integrimin me kushte të grupeve të armatosura që veprojnë në rajonin lindor të vendit Kongos.

Dokumenti përfshin gjithashtu krijimin e një mekanizmi të përbashkët sigurie për të parandaluar shpërthime të reja të dhunës. Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht javën e ardhshme, në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, marrëveshja u arrit pas tre ditësh dialogu intensiv në Uashington, ku palët diskutuan për çështje politike, të sigurisë dhe ekonomike. Drafti bazohet në një marrëveshje më të hershme të nënshkruar në fund të prillit, ku të dyja vendet zotoheshin të respektonin sovranitetin e njëra-tjetrës dhe të hartonin një marrëveshje paqeje brenda pak ditësh.

Konflikti i zgjatur mori përmasa të reja këtë vit, kur rebelët e M23, të cilët besohet gjerësisht se mbështeten nga Ruanda, morën nën kontroll territore të pasura me minerale në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Ruanda mohon akuzat, duke deklaruar se prania e saj ushtarake në zonë është për qëllime mbrojtëse ndaj kërcënimeve nga grupe si FDLR-ja, një organizatë rebele e përbërë kryesisht nga ish-pjesëtarë të etnisë Hutu, të lidhur me gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë.

M23 mori kontrollin e qytetit Goma në fund të janarit, ndjekur nga Bukavu dhe ka krijuar struktura qeverisëse në zonat që kontrollon. Pasojat humanitare të ofensivës kanë qenë të rënda, me mijëra të vrarë dhe qindra mijëra të zhvendosur.

Pas humbjes së territoreve, qeveria në Kinshasa iu drejtua SHBA-ve për ndihmë, duke ofruar në këmbim akses në mineralet kritike të rajonit, përfshirë koltanin, të domosdoshëm për industrinë globale të elektronikës.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ende mbeten shumë paqartësi mbi përmbajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes. Në të kaluarën, përpjekje të ngjashme për paqe janë rrëzuar.

Vitin e kaluar, ekspertët e të dy vendeve arritën një marrëveshje dy herë nën ndërmjetësimin e Angolës për tërheqjen e trupave të Ruandës dhe operacione të përbashkëta kundër FDLR-së, por mungesa e mbështetjes politike nga ministritë respektive bëri që marrëveshjet të dështonin. Në mars, Angola u tërhoq zyrtarisht nga roli i ndërmjetësuesit.

Nëse marrëveshja e re do të qëndrojë, ajo mund të hapë rrugën për investime perëndimore me vlerë miliarda dollarë në rajonin e pasur me burime natyrore, por prej dekadash i përfshirë në dhunë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...