Rritja e rasteve me COVID/ Suedia heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Më datë:

Suedia ka hequr vendin tonë nga lista e vendeve të sigurta, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID.

Pas SHBA-së dhe Gjermanisë tashmë qeveria suedeze ka vendosur që ta vendosë Shqipërinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid.

Suedia është vendi i radhës që ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku duke filluar nga dita e hënë, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.

Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

“Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, sipas vendimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...