Me 89 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 4.958 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 89 vdekje dhe 1.499 raste të reja me COVID-19.
Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 4.958, ndërsa numri i rasteve në 79.494, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.563 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje kritike.
Ai tha se gjithsej 54.064 persona janë shëruar, duke shtuar se numri i testeve të kryer është 319.879.
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, 6 ditë me radhë ka pësuar rënie numri i vdekjeve.


