Basha falënderoi Hungarinë për dhurimin e 100 mijë maskave

Më datë:

Kreu i PAartisë Demokratike, Lulzim Basha, i shpreh mirënjohje Hungarisë për dhurimin e 100 mijë maskave dhe 5 mijë kostumeve mbrojtëse mjekësore, që do të ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se e ka falënderuar personalisht ministrin hungarez, Szijjártó, si dhe i ka kërkuar të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë, e cila po përballet me një krizë të madhe ekonomike, për shkak të përhapjes së COVID-19.

Mesazhi i Bashës:

Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë.

Nuk jemi vetëm

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...