14.5 C
Tirana

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 33 raste të reja në 24 orët e fundit

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 29 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të 3,058 mostrave. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Sipas njoftimit, edhe 12 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 371. Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar 3,047 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 781,351 persona. Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që kanë marrë dozën e dytë para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama-opozitës: Për sa kohë do bëni Prokurorinë popullore, do jeni gjithmonë e më të tkurrur

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Bashkimi Europian mendon...

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...