Çfarë do të ndodhë me Covid-in natën e ndërrimit të viteve? Manastirliu: Kërkohet kujdes i shtuar

Shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore.

Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë kufizim orari natën e 31 dhjetorit. Por, teksa në vend është konfirmuar prania e variantit “Omicron” të koronavirusit, grumbullimet mund të ndikojnë në rritje të numrit të infektimeve.

E pyetur nga gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se “ky është një vendim që Komiteti e ka marrë duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend. Ka bërë dhe vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon”.

Megjithatë, Manastirliu thekson se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm:

“Sigurisht që është shqetësues dhe varianti ‘Omicron’. Por, kërkohet kujdes i shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore, të njerëzve, por Komiteti ka rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël, me sa më pak kontakte dhe të jenë të vaksinuar/ testuar.

Duhet të kuptojmë që lufta me pandeminë, është një luftë që i përket të gjithëve. Të gjithë strukturat shëndetësore janë në këmbë, por duhet të rritet akoma më shumë”.

Covid-i, thotë ministrja, nuk ka ikur por po transformohet në variante të tjera.

Edhe një herë tjetër, ajo kujtoi se nga data 4 janar, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi