15.5 C
Tirana

Rriten tensionet në Kuvend/ Albana Vokshi ndez flakadanë, ia merr Garda

Më datë:

Deptuetja e PD Albana Vokshi ka ndezur një tjetër flakadan në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë në zonën ku qëndrojnë ministrat e kabinetit, Garda kishte rrethuar depuetët e opozitës për ti larguar, por ata refuzuan duke u shtyrë dhe duke mos lëshuar karriget e ministrave.

Në anën tjetër, deputeti Bledion Nallbani dhe disa të tejrë u konfrontuan fizikisht me gardistët.

Betimi më i pazakontë në sallën e Kuvendit

Një betim i Avokatit të Popullit si ky sot, 18 dhjetor, nuk kishim parë ndonjëherë në sallën e Kuvendit.

Me thirrjet “Dil përjashta”, zhurmës dhe përplasjes me Gardën, kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit të Endrit Shabanit.

Deputeti Klevis Balliu është përjashtuar nga seanca plenare, pasi hodhi sende në drejtim të Shabanit. Ky i fundit, gjithsesi nuk e mori aq seriozisht, duke ia kthyer me puthje.

Deputetët “gardh”, shtyhen me forcat e Gardës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndërprerje të diskutimeve dhe kalimin në votim.

“Me shpresën se do shkoni nga 300 në 400 protestues, dhe në respekt të plotë të procedurës, në pamundësi për të zhvilluar diskutimet, kemi pasur sot në rend dite plot çështje të rëndësishme, duket se opozita nuk do, ju lutem të kalojmë në votim”, tha ai.

Dhe kështu ndodhi, u kalua direkt në votimin e akteve, mes zhurmës dhe tymit të krijuar në sallë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur ujë në drejtim të njërit prej puonjësve të Gardës. Veprim që u pasua me përjashtimin e tij, megjithatë situata veç sa u rëndua, pasi deputetët e PD-së janë rreshtuar te vendi i ministrave duke u shtyrë.

Mbyllet seanca

Pas 1 ore përplasjesh, ka përfunduar seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë.

Janë votuar vetëm nga mazhoranca aktet normative në kohë rekord e në kushte krejtësisht të pazakonta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të...

PEKIN – Kina-BE-së: Marrëdhëniet tona tregtare janë të dobishme për të dyja palët

Kina gjithmonë ka pohuar se thelbi i marrëdhënieve ekonomike...