Rriten rastet e reja në Francë/ Diskutohen masa shtesë

Më datë:

Autoritetet franceze takohen sot për të vendosur mbi ashpërsimin e masave për të luftuar virusin.

Rastet e konfirmuara në Francë shkuan në afro 10 mijë 24 orët e kaluara, shifra më e lartë ditore kjo që nga fillimi i pandemisë. utoritetet shëndetësore kanë raportuar për 9,843 raste të reja të konfirmuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke tejkaluar rekordin e një dite më parë, për gati 900 më shumë persona të infektuar. Të dhënat janë publikuar në prag të takimeve kyçe të ministrave dhe ekspertëve shëndetësorë rreth ashpërsimit të masave, me qëllim të luftimit të virusit. Franca gjendet e shtata në listë sa i përket numrit të të vdekurve me koronavirus në nivel botëror.

Më shumë se 30,800 persona kanë vdekur në këtë shtet për shkak të sëmundjes COVID-19. Numri i personave në kujdes intensiv është rritur ditëve të fundit në Francë. Ndonëse spitalet ende janë larg shifrave të muajit prill sa i përket të shtruarve në spital, ekzistojnë shqetësime për vështirësitë që mund t’i sjellë sistemit shëndetësor rritja e numrit të personave të sëmurë.

Franca ka publikuar më herët gjatë këtij muaji një pako masive ekonomike, me qëllim të uljes së shkallës së dëmit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

E quajtur “Rilançimi i Francës”, pakoja synon të ulë shkallën e papunësisë, duke përfshirë edhe uljen e taksave për bizneset. Numri i rasteve të koronavirusit në të gjithë botën ndërkohë ka shkuar në mbi 28 milionë me më shumë se 900 mijë viktima.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...

Pulë me Kërpudha

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije...