Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrestohet në Londër personi i kërkuar nga SPAK

Më datë:

Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për ngjarje të rënda kriminale është prangosur nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Korado Gështënja, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është lokalizuar dhe arrestuar në Londër. Sipas të dhënave të para, Gështënja fshihej prej kohësh në Angli duke përdorur një identitet të rremë për t’i shpëtuar gjurmimit dhe arrestimit nga policia.

Gështënja dyshohet nga SPAK si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një nga ngjarjet më të bujshme të krimit të organizuar në vend.

Pas arrestimit nga policia britanike, ndaj tij kanë nisur menjëherë procedurat gjyqësore në Londër për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga drejtësia e re.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kërkon ripërtëritjen e PD: “Jemi në kilometrin e fundit, duhet të kalojmë në sulm”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë...

“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë...

“Radha e Ramës”, Shehaj për arrestimin e Agasit: E kishte krah të djathtë dhe e mbrojti

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur...

Nuk e patë eklipsin? Ja pse i vitit 2027 është “ai që nuk duhet humbur”

Një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadës do...