Rouhani: Forcat amerikane dhe evropiane nuk janë të sigurta në rajon

Më datë:

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka deklaruar se “forcat amerikane dhe evropiane nuk janë të sigurta në rajon”.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, duke folur në takimin e kabinetit në Teheran, Rouhani tha se “Ne nuk duam që në rajon të ketë një problem të sigurisë. Me mençuri largohuni nga ky rajon pa luftuar. Sot ushtarët amerikanë nuk janë të sigurtë. Nesër mund të mos jenë të sigurtë as ushtarët evropianë. Ejani të rikthehemi në marrëveshjen bërthamore”.

Rouhani tha se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore ka ndikuar negativisht mbi sigurinë e rajonit. “Problemi për sigurinë në rajon do të ndikojë negativisht edhe mbi sigurinë e SHBA-së, Evropës dhe të botës”, tha ai.

– Rrëzimi i avionit ukrainas

Presidenti iranian ka ftuar zyrtarët ushtarakë të Iranit që në mënyrë të “sinqertë” të ndajnë me opinionin publik të vërtetat lidhur me rrëzimin e avionit të Ukrainës.

“Populli pret sjellje të sinqertë dhe besnike nga drejtuesit. Unë ftoj Shtabin e Përgjithshëm dhe forcat ushtarake që të ndajnë me popullin detajet e ngjarjes nga fillimi deri në fund. Të kërkojmë falje nga populli”, tha Rouhani.

Ai theksoi se të gjithë janë të shokuar nga goditja e avionit të udhëtarëve. “Unë kam qenë personi përgjegjës për sistemin e mbrojtjes për 7 vite në luftën Iran-Irak. Një ngjarje e tillë nuk është vërejtur as në luftën e as në historinë e Iranit”, shtoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur...

Debat në Kuvend për Porto Romanon, paralajmërohet rrezik për Korridorin 8

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka zhvilluar një...

Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune...