Furtunë në policinë e Lushnjes pas vrasjeve të bujshme: Kush ikën dhe kush vjen

Më datë:

Krimet e shumta të kohëve të fundit në Lushnje kanë shkaktuar furtunë në komisariatin e këtij qyteti.

Abcnews.al mëson se është shkarkuar shefi i komisariatit të Policisë, Elton Pepa dhe në vend të tij ka ardhur Ardian metani.

Për të forcuar strukturën e këtij komisariati është emëruar shef krimesh Klodian Jashari si edhe shef rendi Julian Çela.

Vrasjet

Gjatë vitit të fundit në Lushnje kanë ndodhur një mori vrasjesh mafioze duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997 në qytet.

Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjesëtar i bandës së Lushnjës. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjës.

(Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, të vrarë në vitin 2017)

Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të arrestuar apo shpallur në kërkim, gjë e cila duket se ka çuar në marrjen e masave për komisariatin e Lushnjës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...

Debat për IPARD-in, Berisha sulmon qeverinë dhe përmend rastin në Greqi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Hetimet për call center-at, Gjykata cakton masat e sigurisë për disa persona

Në kuadër të operacionit të fundit kundër një rrjeti...