7.5 C
Tirana

Rokadë në Policinë e Shtetit, shkarkime e lëvizje drejtorësh, ja kush ikën e kush vjen

Më datë:

Regjistrohen disa lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit.  Raporton se me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu janë ndërruar disa drejtorë qarku dhe kufiri.

Kështu, është shkarkuar nga drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika, duke u zëvendësuar nga Ferdinand Mara. Në Fier është emëruar Drejtor Qarku Bledar Çeliku, ndërsa në Berat i është besuar detyra Neritan Nallbatit.

Po ashtu, janë ndërruar edhe drejtorët e Kufirit në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e Korçë. Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha. Gjithashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Kufirit në Vlorë, Luan Hysenaj. Ndërsa në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë emërohet Arben Ibro.

Këto nuk janë ndryshimet e fundit të Ardi Veliut, pasi po shihet edhe mundësia e ndryshimit të disa drejtorëve të tjerë kufitarë, si dhe ndryshimi i disa shefave të komisariateve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...