Roja bregdetare greke përpiqet të përmbysë gomonen e refugjatëve

Më datë:

Ekipet e rojës bregdetare greke janë përpjekur të pengojnë një gomone që transportoi refugjatët e ardhur në ishullin grek Lesbos.

Refugjatët të cilët mbrëmë në orët e natës mbërritën në bregun Skala Sikaminea në ishullin Lesbos, thanë se ekipet e rojës bregdetare hapën zjarr ndaj gomoneve dhe se janë përpjekur t’i ndalojnë duke formuar dallgë.

Siriani Ali Haydar, që ndodhej në gomone, tregoi për gazetarin e AA-së se si ekipet e rojës bregdetare greke u përpoqën ta dërgonin mbrapsht gomonen.

Haydar tha se “Ekipet hapën zjarr në ajër dhe në det. Ne i thamë atyre që në gomone ka fëmijë dhe foshnje, na lini të ikim, por nuk na dëgjuan. Shkrepën armë dhe hodhën ujë mbi ne dhe u lagëm. Por falënderojmë Allahun që mundëm të kalonim”.

“Nga atje (Turqia) u nisëm në orën pesë. Pasi kalum ujërat turke hymë në ujërat greke. U përballëm me gjëra të pabesueshme. Anijet greke u përpoqën të na ndalonin, por jo në mënyrë normale. Por me shkopinj, me armë, duke na hedhur ujë dhe duke formuar dallgë”, tha Haydar duke bërë të ditur se gomonia me 42 refugjatë përfshirë dhe fëmijë u përpoq të ndalohej me shkopinj dhe me forcën e armëve.

Ndërsa një tjetër refugjat me origjinë afgane, Kebir Muhammedi, tha se ekipet e rojës bregdetare hapën zjarr.

“Kur ne ndodheshim në udhëtim pranë nesh erdhën policët (roja bregdetare greke). Hapën zjarr dhe na thanë të ndalonim, por ne nuk ndaluam. U përpoqën të shponin gomonen, por nuk i lejuam. Një anije e madhe (roja bregdetare greke) kaloi me shpejtësi pranë nesh duke formuar dallgë. U përpoq të na përmbysë”, tha Muhammedi.

Refugjatët që mbërritën mbrëmë në bregun Skala Sikaminea, mbetën të detyruar që të qëndrojnë në breg deri në mëngjes pavarësisht motit me shi dhe të ftohtë.

Pas zbritjes në tokë refugjatët e lagur nga uji, janë përpjekur të mbrohen nga ftohti deri në mëngjes vetëm me një batanije të dhënë.

Refugjatët presin që të dërgohen sa më parë në një vend të sigurtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vjedhje masive kafeje, dy të prangosur dhe një nën hetim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi...

Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre pa leje ndërtimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një...

SHBA – Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj

Pentagoni u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të...

Balliu: Bashkëpunimi i “Kayo” në sektorin e mbrojtjes me kompani private cenon interesin kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paraqiti sot në...