Nigeri, vriten 19 pjesëtarë të Boko Haram-it

Më datë:

Gjatë operacioneve të ushtrisë nigeriane në verilindje të vendit janë vrarë 19 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram.

Aminu Iliyasu, zëdhënës i ushtrisë nigeriane, deklaroi se operacionet antiterroriste janë kryer në rajonin Damboa në Borno.

Ai konfirmoi se janë vrarë 19 pjesëtarë të organizatës terroriste, ndërsa gjatë arratisjes shumë prej tyre u plagosën. Është konfiskuar sasi e madhe e municionit dhe armatimit.

Iliyasu tha se tre ushtarë kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf vdiq në burg në rrethana të paqarta në vitin 2009 ndërsa si rezultat i kësaj, Boko Haram intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë një kërcënim terrorist global. Kjo organizatë aktualisht operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji i ri për energjinë elektrike synon treg të hapur, çmime transparente dhe integrim me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim...

Tensione në Kuvend, opozita sjell në vëmendje rastet e fundit të SPAK

Opozita e ka nisur ndryshe senacën e sotme plenare....

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...