Roja aksidentohet dhe humb jetën në vendin e punës, e zuri poshtë porta e subjektit në Tiranë

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 68-vjeçar humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës si roje objekti. Viktima, shtetasi me inicialet G. G., ishte i punësuar në një subjekt privat si roje sigurie.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ndodhi teksa 68-vjeçari po mbyllte portën hyrëse të objektit, moment në të cilin është zënë poshtë prej saj dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht administratorja e subjektit ku ndodhi ngjarja dhe drejtuesi teknik i firmës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia dhe organet kompetente vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...