Roche, me ilaç efektiv kundër pneumonisë në infeksionin Covid-19

Më datë:

Kompania e madhe farmaceutike e zvicrës, Roche, me seli në Bazel, është duke bërë përparim të dukshëm në në kërkimin e një ilaçi kundër koronavirusit.

Medikamenti i Roche-së, me emrin Actemra, i cili tashmë është aprovuar, ka arritur efektin e dëshiruar në kurimin e pacientëve me pneumoni të lidhur me koronavirusin. Kjo është konstatuar në studimin e fazës III të EMPACTA. Actemra është në fakt një ilaç për trajtimin e artritit.

Pacientët që janë trajtuar me Actemra ose RoActemra plus trajtim standard kishin 44 për qind më pak rrezik që të viheshin në ventilator ose të vdisnin, krahasuar me pacientët që kanë marrë placebo plus trajtim standard. Gjigandi farmaceutik Basel ka njoftuar publikun sot për këtë rezultat të konstatuar.

Lajmi është befasues sepse Actemra me përbërësin aktiv tocilizumab pati rezultuar i pasuksesshëm në një studim të mëparshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...