Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth

Më datë:

Në Parkun Kombëtar të Thethit ka rinisur mëngjesin e sotëm operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke shembur ndërtesa nga 1 deri në 3 kate.

Ndryshe nga një ditë më parë operacioni është duke u zhvilluar më i qetë.

Në mbështetje të IKMT-së janë edhe forcat e policisë.

Në Theth janë parashikuar të shemben rreth 60-70 ndërtime pa leje.  

Banorëve u është dhënë kohë që të heqin strukturat prej druri.

Një ditë më parë situata u tensionua për shkak se persona të paidentifikuar hodhën molotov ndaj forcave të IKMT.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti...

Gaz lotsjellës dhe barrikada

Turqia po përballet me një krizë të re politike,...

Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin A.F,...

Çështja e Jonaid Myzyrajt, GJKKO vendos kthimin e dosjes së tenderit në SPAK

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut...