18.5 C
Tirana

Rindërtimi pas tërmetit/ Në Durrës nuk ka ende kontratë për kompleksin “Jedas”

Më datë:

18 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, banorë të kompleksit “Jedas” në Durrës paralajmërojnë përshkallëzim të protestës lidhur me vonesat në procesin e rindërtimit.

Mbrëmjen e kaluar banorët u mblodhën pranë kompleksit të tyre të banimit ku jetonin 282 familje që mbetën pastrehë pas tërmetit dhe jetojnë në banesa me qira, të mbështetur me bonus nga bashkia.

Ashtu siç paralajmëruan javën e kaluar të shqetësuar banorët, kompania fituese e tenderit, një bashkim kompanish, nuk ka nënshkruar ende kontratën për riforcimin e pallateve me bashkinë.

Përmes një shkrese ajo i ka kërkuar bashkisë rishikimin e fondit të akorduar pasi objektet kanë dëme të mëdha në strukturë ndaj nevojitet një fond më i madh se ai i përcaktuar në preventivat e hartuara nga studio e projektimit për rikonstruksion.

Ky kompleks banimi ka një sipërfaqe ndërtimore prej 32 mijë m2 dhe për riparimin e tij është përcaktuar një fond prej 247 milion lekë (të reja).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...