3.5 C
Tirana

Revista zvicerane: Ish-Koreja e Veriut e Europës po tërheq turistë e investitorë

Më datë:

Mediat më prestigjioze botërore i kanë dhënë zë Shqipërisë turistike. Në një artikull të fundit të shkrimtarit kosovar Beqë Cufaj, të botuar në revistën zvicerane Weltwoche, me botime në Zvicër dhe Gjermani, Shqipëria cilësohet si “Koreja e Veriut e Evropës” e cila po tërheq turistë dhe investitorë, në krye të të cilëve është familja Trump me projektin ambicioz të Sazanit.

Artikulli i ka kushtuar vëmendje rritjes së numrit të turistëve duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion turistik të njohur.

Në vitin 2024, 11.7 milionë turistë vizituan vendin, me një rritje prej 15 % krahasuar me vitin e kaluar.

Turizmi, përkrah sektorit të ndërtimit, është faktori më i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe kontribuon me rreth 8 % në ekonominë e vendit.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikojnë për Shqipërinë një rritje prej 3.4 përqind për vitin 2025.

Të dyja këto institucione financiare vlerësojnë përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në uljen e varfërisë, rritjen e punësimit dhe ngritjen e pagave.

Sipas artikullit, përparimi i shpejtë i Shqipërisë mban vulën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë kryeministër i padiskutueshëm që nga viti 2013.

Rama e ka identifikuar turizmin si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Dhe me të drejtë: ky vend, 70 % i mbuluar me male dhe kodra, ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore me plazhe ranore.

Si Kryeministri më jetëgjatë që nga rënia e diktatorit stalinist Enver Hoxha, ai është i vendosur ta ndryshojë Shqipërinë, gjë që e nisi me Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtojë nga vitit 2000 deri në 2011.

Projekti më i shquar është zhvillimi turistik i ishullit Sazan në Gjirin e Vlorës. Ky ish-territor i ndaluar, që për dekada ka qenë një bazë ushtarake, tani do të shndërrohet në një resort luksoz.

Projekti, me një vlerë investimi prej 1.4 miliardë Eurosh, po drejtohet nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Vendimi i qeverisë Rama për t’i dhënë grupit të Kushnerit statusin e “investitorit strategjik” ka shkaktuar polemika të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Media ndërkombëtare, si New York Times, për shembull, dyshon se qeveria shqiptare kërkon të fitojë favore në Shtëpinë e Bardhë nën Trump.

Megjithatë, New York Times injoron një fakt kyç: kur qeveria shqiptare miratoi planin e investimeve të grupit Kushner, në Uashington ishin në pushtet demokratët, të cilët, sipas përkatësisë ideologjike, janë të afërt me Partinë Socialiste të Ramës.

Sipas artikullit, ky ishte një vendim që kërkonte guxim dhe vizion. Projekti në ishullin Sazan, është një përpjekje ambicioze për të lidhur pavarësinë gjeopolitike të Shqipërisë me mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes turizmit.

Vendet e punës që do të krijohen në ndërtim, hoteleri, tregti dhe sektorin e shërbimeve, si dhe përmirësimi i infrastrukturës, do të sjellin përfitime të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Beqë Cufaj, i cili ka shërbyer si ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, shkruan më tej se: “Në vendet perëndimore, kur politika krijon kushte që investitorët vendas dhe të huaj të investojnë në ekonomi, kjo shihet si një praktikë e mirë dhe e dëshiruar. Por kur një shtet i vogël ballkanik bën të njëjtën gjë, menjëherë ngrihen akuza për korrupsion. Kjo është një hipokrizi që për fat të keq është tipike për mënyrën se si mediat perëndimore raportojnë mbi Shqipërinë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...