7.5 C
Tirana

Reshjet në Korçë, uji rrethon banesat në disa fshatra

Më datë:

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Korçës, ku situata më shqetësuese paraqitet në disa fshatra dhe akse rrugore. Në bashkinë e Korçës, raportohet prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll, ndërsa prurjet e mëdha të përroit kanë bllokuar plotësisht rrugën që të çon drejt fshatit Denas në njësinë Lekas.

Probleme ka pasur edhe në lëvizjen e automjeteve dhe infrastrukturë. Në aksin Lozhan-Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe dherash, ku po ndërhyhet për pastrimin e rrugës, ndërsa në fshatin Dardhas të Pogradecit raportohet një rrëshqitje dheu që ka vështirësuar qarkullimin. Po ashtu, një çarje në argjinaturën e përroit të Oshticës në Bilisht po monitorohet me kujdes, pasi ndërhyrja pritet të nisë sapo të ulen prurjet e ujit.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, mbi 500 abonentë në zonën e Lozhanit dhe një biznes në Leskovik janë aktualisht pa drita, ndërsa grupet e OSHEE ndodhen në terren. Megjithëse lumi Dunavec ka prurje të larta, autoritetet njoftojnë se për momentin nuk ka rrezik për përmbytje. Ndërkohë, bashkitë Maliq, Devoll, Kolonjë dhe Pustec nuk kanë raportuar dëme apo emergjenca deri më tani, por të gjitha strukturat mbeten në gatishmëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...