12.5 C
Tirana

Reshjet e dëborës, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Më datë:

Reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të qyteteve në vend, por situata është më problematike në zonat rurale.

Këtë të Hënë, është dashur ndërhyrja e ushtrisë për transportimin e një fëmije të sëmurë në spital, në fshatin Ostren të Bulqizës.

“Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, thuhet në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...