8.5 C
Tirana

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Turqi, si ndodhi aksidenti me 16 të vdekur: Autobusi me shpejtësi i “fshiu” të gjithë

Më datë:

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga aksidenti masiv në Gaziantep të Turqisë.

Mediat raportojnë se mes të vdekurve janë edhe 4 punonjës të shërbimit të urgjencës, 3 zjarrfikës dhe 2 gazetarë si edhe 7 udhëtarë.

Mësohet se fillimisht në vendin e ngjarjes kishte dalë nga rruga një makinë dhe për t’i ardhur asaj në ndihmë aty gjendeshin autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ndërkohë që po shkonin në punë, dy gazetarët Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup kishin ndaluar për të dhënë edhe ata ndihmën e parë.

Ndërkohë që po i jepej ndihma e parë të aksidentuarve, vjen me shpejtësi një autobus, i cili merr para gjithçka kishte në rrugë duke shkaktaur edhe vdekjen e 16 personave.

Autobusi fillimisht përplasi zjarrfikësen dhe më pas autoambulancën, ndërkohë që në rrugë duke raportuar ishin edhe dy gazetarët që humbën jetën.

https://twitter.com/ozlemdogan_/status/1560930464554172417?s=20&t=XZpPHAtHMcsBFFDZ03x5yQ

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...