Regjistrohet tingulli i pemës më të madhe në botë

Më datë:

Është arritur të regjistrohet tingulli i pemës më të madhe në botë. Bëhet fjalë për Pando, që është organizimi më i madh në planetin tonë, dhe shtrihet në 43 hektrë tokë, duke përfshirë një pyll të tërë në Utah të SHBA, por që zanafilla është një bime mashkull unike.

Pando është një plep, me një shtrirje që ka gjenenruar 43 mijë pemë, të gjithë të lidhur nga një sistem i tërë rrënjësh nëntokësore e natyrisht me të njëjtën ADN. Mendohet se mosha e tij është rreth 80 mijë vjeç, duke e bërë një nga organizmat me antike në Tokë, ndërsa rigjenerohet prej të paktën 9 mijë vitesh.

Me një mikrofon të vendosur në terren është arritur të regjistrohen tingujt që lëshon dhe regjistrimi është prezantuar në Kongresin e Shoqërisë akustike amerikane, ku dokumentohen vibrimet në kontakt të ngushte me rrënjët përgjatë një furtune në Korrik të 2022.

“Zëri” i organizmit është regjistruar më anë të një hidrofoni, që është një mikrofon i veçantë që punon në kontakt me ujin. Vibrimet e tingullit kanë kaluar nga njëra pemë në tjetrën, dhënë momentin që është goditur një degë, hidrofoni i pozicionuar rreth 30 metra larg në një tjetër pemë, ka regjistruar një renkim.

Tentativa e realizuar nisi me qëllim artistik, por tashmë do të nisin kërkimet shkencore për të kuptuar më shumë gjuhën e pemëve, si ndër organizmat më enigmatike dhe të bukur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...