Reduktimi i popullsisë në Kinë: numri i lindjeve mund të ulet me 10 milion në 5 vitet e ardhshme

Më datë:

Numri i lindjeve në Kinë mund të ulet me 10 milion në 5 vitet e ardhshme, nëse qeveria nuk heq politikën e saj të kufizimit të familjeve në dy fëmijë, sipas një eksperti në mediat vendase.

Popullsia totale e Kinës mund të bjerë brenda pak vitesh, i tha Dong Yuzheng, drejtor në Akademinë e Zhvillimit të Popullsisë Guangdong, Yicai, një mediaje kineze.

Numri i foshnjave të lindura në Kinë ra nga 580.000 në 14.65 milion në vitin 2019 dhe norma e lindjeve prej 10.48 për 1 mijë mijë banorë ishte më e ulëta që nga viti 1949, kur filloi regjistrimi i popullsisë, raporton Reuters.

Kina shfuqizoi politikën e saj për një dekadë të gjatë për një fëmijë në vitin 2016, por sërish çiftet janë dekurajuar që të kenë familje më të mëdha nga kostot në rritje të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe strehimit. Pasiguritë ekonomike të sjella nga pandemia Covid 19 kanë “peshuar” më tej vendimet për të pasur fëmijë.

Të dhënat e Ministrisë së Sigurisë Publike tregojnë se numri i lindjeve, vitin e kaluar ra me 15%.
Ministria mund të mos numërojë disa fëmijë në zonat rurale, tha Liu Kaiming, një ekspert i punës në qytetin jugor të Shenzhen, duke shtuar se ai pret që numri i të porsalindurve në vitin 2020 të jetë midis 10 milion dhe 14 milion.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...