13.5 C
Tirana

Receta e Shijshme e Pastiços me Kunguj të Njomë të Stinës

Më datë:

Një kombinim perfekt. Recetë ideale për ta provuar dhe shijuar në familje. Kungujt e njomë të stinës i shohim përditë në treg, të freskët dhe të pasur në vlera ushqyese.

Ndiqni më poshtë hapat e thjeshtë të përgatitjes së pastiços në një mënyrë ndryshe dhe shoqërojeni atë me sallata të freskëta të stinës.

PËRBËRËSIT

  • 4 kunguj të vegjël të njomë
  • 400 gr makarona si ti dëshironi
  • 1 lt qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr djath kaçkavall
  • 50 gr gjalp
  • 2 lugë gjelle me miell

PËRGATITJA

Vendosim ujin të ziejë me pak kripë.
Ndërkohë qërojmë kungullin dhe e grijmë në rende.
Më pas në një enë të madhe rrahim vezët me miellin.
Shtojmë qumështin, kripën, më pas hedhim kungullin e grirë.
Kur makaronat të jenë gjysëm të ziera i kullojmë dhe i shtojmë në masën e përgatitur.
Më pas në një tepsi ku kemi shkrirë gjalpin hedhim masën dhe sipër e mbulojmë me djathin e grirë, e fusim në furrë të nxehtë 220 ° për 35 minuta, e lemë të ftohet dhe pastiçja është gati.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...