Reagon Hashim Thaçi: Albin Kurti ka vetëm 48 orë kohë për formimin e qeverisë së re

Më datë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka reaguar pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai thotë se kreu i VV-së ka vetëm 48 orë kohë për formimin e qeverisë së re.

Deklarata

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbi 40 të shtëna në një festë në Zvicër, humb jetën 22-vjeçarja italiane

Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas sulmit me armë...

Rikthehet normaliteti në transportin publik/ Arrihet marrëveshja, qeveria subvencion 3-mujor për naftën

Transporti publik në Tiranë pritet t’i rikthehet kapacitetit të...

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO i thotë “jo” kërkesës së Veliajt

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Pistoletë me municion në bagazh, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e...