13.5 C
Tirana

“Ende nuk kam mandat për qeverinë” Albin Kurti flet pas takimit në zyrën e Hashim Thaçit: Bisedë konsultative

Më datë:

Kreu i LVV-së Albin Kurti ka folur pas takimit të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova predidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju nevoitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Për mua takim do të kishim nga dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.

Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, tha ai. Kurti ka thënë se në të ardhmen me Thaçin mund të kenë takime politike institucionale. “Takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ. Ndoshta do të ketë takime politike institucionale në të ardhmen”, shton ai.

Para takimit me Thacin, Alin Kurti zbuloi edhe emrat e përzgjedhur prej tij për ministra të qeverisë së re.
“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.” tha Kurti

Arta

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në Bruksel flet për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me...

Mori për dore vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një...

“Babale”, Apeli shtyn vendimin për Salianjin

Pas më shumë se 4 orë seancë gjyqësore, Apeli...

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...